Real Madridi fiton Kupën e Mbretit në Spanjë

Futboll

Real Madridi fiton Kupën e Mbretit në Spanjë

Nga: K. G. Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:57
Reali feston

Real Madridi është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë.

Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Osasunës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “de La Cartuja” në Sevilla.

Në minutën e dytë, Rodrygo nga afërsia kaloi në epërsi Realin.

Në pjesën e dytë u barazua rezultati.

Në minutën e 58-të, Torro nga rreth 20 metra ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 1:1.

Reali nuk ka lejuar befasi duke triumfuar falë golit të futbollistit Rodrygo në minutën e 70-të.

Rodrygo me dy gola të shënuar është tri i trim i finales dhe më i merituari që Reali fitoi Kupën e Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat