Një titull, ku derbi vendos gjithçka

Futboll

Një titull, ku derbi vendos gjithçka

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:56
Foto ilustruese

Finishi afrohet gjithnjë e më shumë, por asnjë si java e 33 e kampionatit nuk mund të jetë më vendimtare.

Derbi kryeqytetas është në qendër të vëmendjen, jo vetëm se është një kartolinë e futbollit të Superiores, por edhe sepse në ato 90 minuta mund të ndodh gjithçka.

Fitorja praktikisht i qep Tiranës një tjetër titull kampion mbi fanellë, barazimi shtyn agonizmin, pastaj në tre javët e mbetura të një vrapi ku nuk mund të ngadalësosh, ndërsa suksesi i të kuqve bën parakalimin, ndoshta vendimtar, edhe pse pa asnjë siguri.

Ndalesa në “Niko Dovana” e bardhebluve dhe fitorja me Kukësin e të kuqve i ka sjellë dy rivalët e kryeqytetit vetëm dy pikë larg e Colella e Shehi e dinë mirë se ndoshta nuk i dorëzon titulli, por praktikisht paracakton fituesin. Derbi titull në orën 18.30 mbyll një javë shumë delikate, me të gjitha ndeshjet e tjera që luhen në orën 15.00.

Kukësi në zonën play-out ka nevojë për pikë për të shpëtuar nga llotaria me një rival nga Kategoria e Parë, por edhe rikthimin e mundshëm të Bylis. Pikët janë fondamentale edhe për Laçin që duhet të mbrojë vendin e katërt që të çon në Conference League. Kurbinasit kanë një pikë  mbi Vllazninë e dy para Teutës që përplasen me njëri-tjetrin në Loro Borici.

Egnatia është e sigurtë në vendin e tretë dhe Kastriotin nga e Para e ndan vetëm matematike, por përplasja mes të dyjave është interesante. Beteja e vërtetë është ajo mes Erzenit dhe Bylis me shijakasit që shpresojnë të kthehen te fitorja pas 7 ndeshjesh e ballshiotët që nëse nuk fitojë praktikisht i thonë lamtumirë Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat