Rabiot mes Man Unitedit dhe Bayern Munih

Futboll

Rabiot mes Man Unitedit dhe Bayern Munih

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:06
Rabiot

Fundi i këtij sezoni në Serie A, duket se do të jetë edhe fundi i aventurës së Adrien Rabiot te gjiganti italian, Juventus.

Ish-futbollisti i PSG-së në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën me juventinët, dhe siç raportojnë mediet italiane, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Torinos.

Rabiot thuhet se është duke negociuar me Manchester Unitedin, skuadër kjo që prej kohësh është duke e vëzhguar reprezentuesin francez.

Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ nuk do ta kenë lehtë që të transferojnë Rabiot-in në ‘Old Trafford’, pasi që francezi kërkohet edhe nga Bayern Munih.

Madje, mësohet se ‘Bavarezët’ tashmë kanë hyrë seriozisht në garë për transferimin e francezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat