Carlo Ancelotti bën paralajmërimin

Futboll

Carlo Ancelotti bën paralajmërimin

Më: 21 maj 2023 Në ora: 11:35
Carlo Ancelotti

Duket se Carlo Ancelotti ka shuar çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e tij, duke qëndruar te skuadra e Real Madrid, me të cilën ka ende edhe një vit kontratë.

Trajneri italian shprehet se te ky ekip po vjen momenti i ndryshimeve të mëdha, ai i dorëzimit të stafetës nga veteranët te më të rinjtë.

“Mendoj se momenti i rinovimit është në një fazë të avancuar, pasi që këtë sezon diçka ka ndryshuar.

Kanë ardhur mjaft të rinj që janë aktivizuar mjaftueshëm këtë sezon dhe kanë luajtur përkrah kampionëve të mëdhenj.

Gjithsesi, mendoj se sezonin tjetër do të kryhet 100% ky proces i rinovimit”, tha Ancelotti.

“Real Madrid ka mjaft kualitete në përbërje dhe të rinjtë që kanë luajtur këtë sezon e kanë vërtetuar këtë gjë.

Tani është koha që ata të bëjnë hapin cilësor, ndërkohë që të tjerë të rinj do të vijnë. Vinicus është titullar i padiskutueshëm, po ashtu edhe Camavinga e Rodrigo po bëhen të tillë”, tha Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat