Ballkani tregon datën kur do e festojnë titullin

Futboll

Ballkani tregon datën kur do e festojnë titullin

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:24
Ballkani

Ballkani edhe matematikisht është kampion i edicionit 2022/2023 në Superligën e Kosovës në futboll.

“Portokallezinjtë” e mbrojtën titullin e më të mirit një xhiro para fundit të kampionatit, falë fitores 2:0 kundër Ferizajt dhe njëherit humbjes së Dritës 0:1 nga Malisheva.

Ky sukses natyrisht do të festohet në mënyrë të organizuar në qytetin e Therandës.

Ballkani njoftoi se të dielën, më 28 maj, kur edhe zhvillohet xhiro e fundit do të organizojnë një koncert për të festuar suksesin e arritur.

Të besuarit e Ilir Dajës përballen me Gjilanin në udhëtim në javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat