Origi mund të largohet nga Milani

Futboll

Origi mund të largohet nga Milani

Më: 21 maj 2023 Në ora: 22:31
Origi

Divock Origi raportohet se mund të rikthehet sërish në Premierligë.

Ai u largua vitin e kaluar si futbollist i lirë nga Liverpooli për t’iu bashkuar Milanit, por duket se nuk ka bindur krerët e klubit italian.

Kësisoj, largimi i mundshëm i Origit nga “San Siro” gjatë afatit kalimtar të verës nuk përjashtohet.

Sipas gazetarit italian, Antonio Vitiello, Milani është i interesuar për të shitur belgun, nëse merr një ofertë të duhur për të.

West Ham United dhe Aston Villa thuhet se janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur edhe disa klube nga Turqi, emrat e të cilave nuk u zbuluan.

Ndryshe, Origi me Milanin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat