Georges Mikautadze, mund të jetë lojtari më i ri Milanit. Sipas medieve franceze, klubi italian është i gatshëm të ofrojë shifrën e 10 milionë eurove për të siguruar shërbimet e gjeorgjianit.
Lojtari në pronësi të Metz, është duke përjetuar sezonin e ëndrrave pasi ka arritur të shënojë 23 gola dhe dhe të japë 8 asiste në 35 ndeshje të luajtura në Ligue 2.
Milan nuk është i vetmi klub në ndjekje të gjeorgjanit, pasi kuqezinjtë kanë konkurrencë edhe nga anglezët e Burnley-t, të sapo-ngjitur në Premier League.
Ekipi anglez, që drejtohet nga Vincent Kompany, dëshiron të ndërtojë një ekip konkurrues dhe sheh gjeorgjianin si një nga emrat e duhur për t’ia bashkuar projektit.