Ja si rreshtohen ekipet në Inter-Atalanta

Futboll

Ja si rreshtohen ekipet në Inter-Atalanta

Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:06
Logo e Interit dhe Atalantës

Interi pret Atalantën në “San Siro” në javën e parafundit të Serisë A, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikët për objektivat e tyre.

Skuadra e Inzagit do të mjaftohej me vetëm një pikë për të siguruar zyrtarisht Champions-in për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, të besuarit e Gasperinit luajnë shanset e tyre të fundit për të besuar deri në fund për një vend në Ligën e Kampionëve.

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER: Onana, D’Ambrozio, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Frozoviç, Çalhanoglu, Gosens, Lukaku, Lautaro.

Trajner: Simone Inzagi

ATALANTA: Sportielo, Toloi, Xhimshiti, Skalvini, Zapakostam De Run, Ederson, Mahle, Kupmainers, Pasaliç, Hojlund.

Trajner: Xhan Piero Gasperin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat