Sot do të zhvillohet java e 38-të dhe e fundit për sezonin 2022/23 në Premierligë.
Në Angli është përcaktuar me kohë skuadra kampione, si dhe skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Sot do të përcaktohet përfundimisht skuadra që do të sigurojë garimin në Ligën e Konferencës nga pozita e shtatë, për të cilën po “luftojnë” Aston Villa dhe Tottenham Hotspur.
Ndërkaq, ndeshje interesante do të jenë edhe të skuadrave që po kërkojnë mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Leeds United, Leicester City dhe Everton, janë skuadrat që po “luftojnë” për mbijetesë. Dy prej tyre do t’i bashkohen Southamptonit në Championship nga sezoni i ardhshëm.
Ndeshjet që zhvillohen sot në Premierligë:
