Rummenigge rikthehet te Bayern Munih

Futboll

Rummenigge rikthehet te Bayern Munih

Më: 30 maj 2023 Në ora: 18:18
Karl-Heinz Rummenigge

Bayern Munih ka njoftuar se Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer sërish në bordin drejtues të klubit.

Përmes një komunikatë të lëshuar në rrejtet sociale, Bavarezët bënë të ditur se legjenda e tyre sërish do të ndihmojë klubin në pjesën administrative.

“Në mbledhjen e rregullt këtë të martë, Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e FC Bayern München AG emëroi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të ri të Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern München AG”, thuhet në njoftimin e tyre.

Herbert Hainer, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern ka deklaruar: “Jemi të lumtur që kemi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të Bordit tonë Mbikëqyrës. Ai është një nga personalitetet më të mëdha në historinë e klubit tonë, të gjithë i dinë meritat e tij.

Përvoja e tij, ekspertiza dhe rrjeti i tij ndërkombëtar do të na ndihmojnë jashtëzakonisht në mënyrë që FC Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.

Karl-Heinz Rummenigge në anën tjetër tha: “Do të doja të falënderoja bordin mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes FC Bayern. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar që festova shumë suksese me këtë klub, kështu që jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”.

Midis 1974 dhe 1984, Rummenigge fitoi Kupën Evropiane, Kampionatin Gjerman dhe Kupën DFB, si dhe Kupën Ndërkontinentale dhe Superkupën e DFB dy herë si lojtar i Bayern Munichut. Në vitin 1991 ai u kthye te kampionët si Zëvendës President dhe drejtoi Bayern Munichun nga 2002 deri në korrik 2021 si Kryetar i Bordit. Gjatë kësaj kohe, klubi festoi tripletën në 2013 dhe vitin historik të gjashtë titujve në 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat