Gjilani U17 me Genc Sermaxhajn fituan dyfishin e pikëve

Futboll

Gjilani U17 me Genc Sermaxhajn fituan dyfishin e pikëve

Nga: K.G. Më: 30 maj 2023 Në ora: 21:25
Genc Sermaxhaj

Genc Sermaxhaj po dëshmohet gjithnjë si kryetrajner, si në kohën kur e ka udhëhequr Dritën, tani edhe me të rinjtë e Gjilanit.

Sermaxhaj prej se e ka marrë timonin e Gjilanit U17 gradualisht e ka ngritur ekipin dhe përfundojnë në pozitën e 12-të me 39 pikë. 

Është interesant se kohën kur e ka marrë SC Gjlanin U17 ka qenë i renditur i parafundit me 12 pikë, tash janë me 39 pikë pra 2 fish më shume kanë tubuar pikë. 

Image

SC Gjilani U17

Nën drejtimin e Sërmaxhajt kanë shënuar 8 fitore, 3 barazime dhe pësuan 3 humbje. 

 “Gjilani U17 edhe më tej pjesë e kampionatit elitar.

Pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit për të ruajtur statusin e elitarëve në moshat e 17 vjeçarëve në nivel vendi. 

Fitore në udhëtim te kundërshtari Trepça, për ta mbyllur kështu një edicion të vështirë, por me fund të mirë.

Puna e stafit teknik dhe futbollistëve është shpërblyer, por nuk ka përfunduar. 

Futbollistët të cilët ishin pjesë e kësaj moshe tani vijojnë rrugëtimin me ekipin U19, ndërsa presim dhjetëra të tjerë për t'u bashkuar me gjeneratën U17 po në Superligë, ekipin e vetëm nga rajoni ynë”, shkruan në faqen e SC Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat