Takim me Elkann për të vendosur të ardhmen

Futboll

Takim me Elkann për të vendosur të ardhmen

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:59
Allegri

Juventusi po reflekton mbi të ardhmen, duke filluar nga pankina për sezonin e ardhshëm.

Tekniku toskan, i blinduar nga një kontratë e rëndë dhe ende me dy vite vlefshmëri, përsëriti gatishmërinë e tij për të qëndruar në Torino. Klubi nuk e ka shprehur kurrë hapur qëllimin e tij për ta ndryshuar trajnerin.

Megjithatë, drejtuesit bardhezi do të duhet të ulen në një tryezë dhe të kuptojnë nëse strategjia e tyre për të ardhmen përputhet me ambiciet e Max, sepse Juve, pas “tërmetit” ndëshkues për fitimet kapitale synon të rifillojë me kosto më të ulëta. Që do të thotë shkurtime të rënda pagash (dhe ajo e trajnerit nuk përjashtohet) dhe një skuadër me lojtarë të rinj dhe pak më pak kampionë.

Francesco Calvo ka konfirmuar gjithmonë besimin e klubit te Allegri, por diçka po lëviz “nën rrogoz”. Ka pak pakënaqësi rreth figurës së tij, edhe nëse dikush do të donte që trajneri duhej ta bënte një hap prapa. Për këtë pritet me ankth përballja e Allegrit me drejtuesit dhe në veçanti me John Elkann. Vetëm më vonë Juve do të shqyrtojë mundësinë për t’ia besuar stolin një trajneri të ri.

Javët e fundit ka qarkulluar më shumë se një emër, por pa hyrë në detaje. Në Francë, megjithatë, po monitorohet situata në lidhje me Igor Tudor. Ish-mbrojtësi kroat, i cili ka luajtur edhe për Juventusin si lojtar dhe si anëtar i stafit të Pirlos, ka vendosur të largohet nga Marseille pas një sezoni në rënie.

Përmes agjentit të tij, ai do të kishte pasur tashmë një kontakt fillestar me drejtuesit e Juventusit për të verifikuar çdo disponueshmëri. Përndryshe, veçanërisht Vincenzo Italiano dhe Thiago Motta mbeten jo pak të kuotuar.

E gjitha kjo pavarësisht ardhjes apo jo të Cristiano Giuntolit si drejtor i ri sportiv. Ai nuk do të pritet pafundësisht, “Zonja e Vjetër” nuk ka ndërmend t’i paguajë “kompensim” Napolit, edhe pse mbetet në krye të listës së favoritëve për rolin që dikur i takonte Federico Cherubini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat