De Laurentis nuk paguan për trajner të ri

Futboll

De Laurentis nuk paguan për trajner të ri

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:25
De Laurentis

Luçiano Spaleti nuk do të jetë më trajner i Napolit dhe të dielën, italiani do të zbresë për herë të fundit në “Maradona” për t’u përshëndetur me futbollistët dhe me tifozët të cilëve u riktheu titullin kampion pas 33 vitesh.

Sa i përket pasuesit të Spaletit, janë të shumtë emrat që po lakohen në mediat italiane ndërkohë që shumë prej tyre duken emra të pamundur.

Kosençiao ka një klauzolë lirimi 18 milionë euro nga Porto dhe mediat italiane raportojnë se Spaleti nuk ka në plan që të paguajë për trajnerin e ri.

Dëshira e madhe e De Laurentisit ishte Luiz Enrike por vetë trajneri i ka komunikuar se dëshiron të jetë në Premier Ligë e tashmë, De Laurentisit i mbetet të gjejë një trajner tjetër që luan me 4-3-3 dhe që për të cilin nuk duhet të paguajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat