Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Futboll

Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Edhe pse ka përfunduar sezoni, disa trajnerë nuk mund t’i shpëtojnë shkarkimit.

Skuadra e cila tanimë ka rënë nga Premier Liga, Leeds United e ka konfirmuar se me marrëveshje të ndërsjellë ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Sam Allardyce, raporton KosovaPress.

Sam iu bashkua Leeds në katër ndeshjet e fundit të sezonit 2022/23 me qëllimin për ta shpëtuar nga rënia, por ky objektiv nuk u arrit në fund.

Pas shkarkimit, Allardyce tha: “Ka qenë nder që ta drejtojë Leeds United, një klub i madhe me një bazë fantastike të tifozëve, të cilët e meritojnë të jenë në Premier Ligë”.

Ndërkaq, Leeds ka paralajmëruar se një komunikatë zyrtare për trajnerin e ri do të bëhet gjatë javëve në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat