Ramos nis negociatat

Futboll

Ramos nis negociatat

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:43
Ramos

“Do të jetë një ditë e veçantë, do të them lamtumirë në një fazë tjetër të jetës sime, lamtumirë PSG-së. Nuk e di në sa vende mund të ndihesh si në shtëpi, por pa dyshim PSG, tifozët,  dhe Parisi ka qenë një nga këto për mua”.

Këto ishin fjalët e Sergio Ramos për të përshëndetur dhe për t’i thënë lamtumirë klubit parisien.

Një lamtumirë që tani mund ta shtyjë atë t’i thotë “po” ofertës marramendëse të Arabisë Saudite, e cila po përpiqet të tërheqë emrat e mëdhenj të futbollit europian me këmbëngulje gjithnjë e më të madhe.

Sipas DefensaCentral, në fakt duket se përfaqësuesit e Ramos kanë negociuar tashmë prej disa muajsh transferimin e mundshëm të mbrojtësit te klubi saudit Al-Hilal.

Klubi është gati t’i ofrojë spanjollit një kontratë dyvjeçare me një pagë prej 30 milionë euro në sezon. Për më tepër, futbollisti spanjoll mund të marrë përfitime të ndryshme tatimore dhe banimi në rast transferimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat