Barella: Finalja e Champions League, e kthyem Interin aty ku i takon

Futboll

Barella: Finalja e Champions League, e kthyem Interin aty ku i takon

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:07
Barella

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka folur për finalen e Champions League ndaj Manchester City-t.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet italiane, Barella u shpreh se është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa shtoi se Interi është aty ku i takon.

“Është një ëndërr që është realizuar, tani ne duhet ta çojmë atë ëndërr në nivelin tjetër për të provuar të fitojmë Championsin.

Ky klub më ka mirëpritur, në këto vite kemi punuar shumë për të arritur këtë dhe për ta kthyer Interin aty ku duhet të jetë dhe tani duhet ta shijojmë”-tha mesfushori i “zikaltërve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat