Nuk kanë fund telashet për Milanin

Futboll

Nuk kanë fund telashet për Milanin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:04
Brahim Diaz

Kriza e mirëfilltë që ka përfshirë Milanin në 24 orët e fundit mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Largimi i drejtuesve që krijuan grupin kuqezi, Maldini e Masara, nga pronarët e rinj, kanë krijuar pakënaqësi të lojtarët dhe ata që ishin në mëdyshje nëse duhej të qëndronin apo jo, tashmë kanë prioritet largimin.

Një prej këtyre emrave është Brahim Diaz, i cili raportohet se nuk do të qëndrojë te Milanit, por do të kthehet përfundimisht te Real Madrid.

Lojtari ka bërë të qartë se dëshiron të kthehet te madrilenët, ku do t’i jepet një rol qendror në projektin e ri.

Sipas Fabricio Romano, futbollisti dhe Reali kanë qe tani një marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese, që ishte e vlefshme në periudhën që u huazua te Milani. Marrëveshja e re parashikon firmën deri në vitin 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat