Ky është largimi i parë nga Ballkani

Futboll

Ky është largimi i parë nga Ballkani

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Ballkani ka bërë të ditur se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk do të jetë pjesë e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

Me përfundimin e kontratës së Hoxhës te Ballkani, të dy palët kanë vendosur që mos ta vazhdojnë më bashkëpunimin.

Hoxha ishte pjesë e Ballkanit që nga vera e vitit 2021, kur iu bashkua kampionit kosovar nga skuadra shqiptare, KF Teuta.

Hoxha largohet nga Ballkani si kampion.

“Klubi e falënderon Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme”, shkruante në njoftimin e Hoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat