Ballkani i rikthehet përgatitjeve

Futboll

Ballkani i rikthehet përgatitjeve

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:46
Ballkani

Ballkani i Therandës i rikthehet përgatitjeve ekskluzivisht për garat evropiane përkatësisht për rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Atmosfera është shumë e mirë në radhët e futbollistëve të kampionit të ri. 

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane.

Me ndryshime të pakta, skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh. 

Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat