Lojtari më i shtrenjtë

Futboll

Lojtari më i shtrenjtë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 20:56
Xhek Grilish

Xhek Grilish thotë se të jesh pjesë e ndeshjeve si kjo e fundjavës në finalen e Champions-it është arsyeja përse ai u transferua te Mançester Siti.

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Mançester Sitit (100 milionë paund nga Aston Vila në vitin 2021) ka bërë një sezon fantastik në “Etihad”, ndërsa ka ndihmuar skuadrën e tij që të fitojë Premier Ligën dhe Kupën FA deri tani.

Grilish ka luajtur 28 ndeshje në Premier Ligë dhe 5 në Kupën FA, ndërsa në Champions ka qenë gjithnjë prezent në të 12-ta ndeshjet deri në Stamboll. Tani 27- vjeçari e ka fokusin te ndeshja më rëndësishme e karrierës së tij deri tani. “Kjo është pikërisht arsyeja përse unë erdha te Siti”, tha Grilish për sajtin e klubit.

“Erdha të luaj në një finale të Champions-it dhe të jem një pjesë e rëndësishme e gjithçkaje që kemi fituar këtë vit, në kampionat dhe Kupën FA.

Kjo është ajo, të cilën ti ëndërron që fëmijë duke u rritur, madje edhe pesë apo gjashtë vite më parë këtë ëndërroja. Kështu që të shkosh në një finale me këtë grup djemsh tani është një privilegj dhe një ëndërr e bërë realitet”.

Numri 10 i Guardiolës ka krijuar 35 raste në Champions këtë sezon për shokët e skuadrës. Siti ka shënuar 31 gola në 12 ndeshje, pesë më shumë sesa ekipi i dytë me sumin më të fortë, Reali i Madridit dhe Benfika.

Pavarësisht se krijimi i rasteve janë një pikë kyçe e asaj që i kërkohet nga trajneri Guardiola, ndikimi i Grilishit mund të jetë më i madh për të krijuar hapësirat për Erling Halandin dhe Kevin de Bryjen.

Atij i kërkohet që të mbajë topin për të tërhequr vëmendjen e mbrojtësve kundërshtarë dhe më pas të kërkojë të gjejë kolegët e tij, të cilët në këtë mënyrë gjejnë më shumë hapësira.

“Një nga cilësitë e mia është të krijoj raste, sigurisht”, thotë kur pyetet se si stili i Sitit e ka ndihmuar për të nxjerrë më të mirën prej tij.

“Unë dua që të tërheq njerëzit dhe nëse tërheq dy apo tre lojtarë, ne kemi gjithnjë një lojtar tjetër, qoftë ai Gyndoan apo De Bryjne në hyrje të zonës apo në një pozicion të rrezikshëm.

E gjitha bëhet për skuadrën. Unë nuk mund të flas kurrë mjaftueshëm për skuadrën në këtë koment, për lojtarët me të cilët luaj dhe mënyrën e lojës. Është një kënaqësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat