PSG hynë në garë për Gundogan

Futboll

PSG hynë në garë për Gundogan

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 20:59
Gundogan

PSG hynë në garë për Gundogan!

Me finalen e FA Cup dhe atë të Champions League ende në lojë, “qytetarët” e Manchester City shpresojnë në sigurimin e “tripletës” historike këtë sezon, me djemtë e Pep Guardiola, që kanë zhvilluar një sezon fantastike duke “shkatërruar” çdo ekip që i del përpara.

Pjesë e ketij suksesi, padyshim është dhe kapiteni i “qytetarëve”, Ilkay Gundogan me turko-gjermanin, që paravërisht se është vetëm 1 ndeshje larg arritjes më të madhe në karrierën e tij, sërish nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat francez, përveç “katalanasve” të Barcelona, tashmë për “liderin” e mesfushës interesohen dhe “gjigandët” francezë të PSG, me drejtorin sportiv Luis Campos, që e pëlqen shumë një lojtar me veçoritë e turko-gjermanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat