Chiesa drejt largimit nga Juventusi

Futboll

Chiesa drejt largimit nga Juventusi

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 16:48
Federico Chiesa

Juventus po bën planet për merkaton e kësaj vere, ku priten të bëhen ndryshime të shumta.

Federico Chiesa është një nga lojtarët që pritet të largohet.

Pas një sezoni shumë të vështirë të sulmuesit italian që u rikthye nga dëmtimi i gjatë, ky i fundit mund t’i japë lamtumirën “zonjës së vjetër” në merkaton e verës.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klube të mëdha nga Europa janë të gatshme për të përfituar shërbimet e 25-vjeçarit. Liverpool dhe Bayern Munchen duket se kanë nisur një garë për Chiesan, me një ofertë fillestare që shkon në 40-45 milionë euro.

Bardhezinjtë tashmë po mendojnë skenarin e largimit të 25-vjeçarit dhe janë në kërkim të një sulmuesi tjetër me karakteristikat e tij.

Ditën e djeshme në Continassa ka pasur një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe Marco Budiello, agjenti i Nicolo Zaniolo dhe Wilfried Gnoto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat