Modriç është gati për duelin me Holandën

Futboll

Modriç është gati për duelin me Holandën

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:44
Modriç

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të stadiumit “De Kuip” të Roterdamit dhe u detyrua t’u përgjigjej shumë pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij në Madrid.

“Sa për Realin e Madridit, i kam thënë të gjitha shumë herë dhe nuk do të doja ta përsërisja”, ka saktësuar mesfushori 37-vjeçar.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Modriç ka refuzuar 80 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite për të vijuar në Madrid. Më tej në konferencë, Modriç ka folur dhe për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Holandës.

“Fokusi im është te kombëtarja. Mendja ime është te ndeshja kundër Holandës. Duam finalen. Kur të ketë mbaruar Liga e Kombeve do të flas për Realin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat