Gjobitet Bayerni në Gjermani

Futboll

Gjobitet Bayerni në Gjermani

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:22
Zyra e Bayernit

Bayern Munich është gjobitur nga zyra e doganës në Bavari, sepse nuk i kishte paguar rrogat minimale disa punonjësve të sektorit të të rinjve.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet, sipas të cilave klubi më i pasur dhe më i suksesshëm gjerman, kishte paguar më pak se norma ligjore një pjesë të stafit, nga nëntori 2019 deri në vitin 2021.

Në hetim tregohet se punonjësit e Bayernit pagueshin 450 euro në muaj, dhe ishin deklaruar si punëtorë me kohë të pjesshme, ndërkohë që puna e tyre duhej të paguhej më shumë. Ligji gjerman në atë periudhë për punëtorët që nuk punojmë me kohë të plotë i siguron një rrogë minimale prej 520 eurosh.

Pas hetimit, Bajerni u gjobit me 250 mijë euro, shifër që përfshin penalizimin për vonesat e pagave dhe të ndihmës sociale, për të cilat është bërë evazion fiskal gjatë periudhës 5-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat