Milik është afër rikthimit te Juventusi

Futboll

Milik është afër rikthimit te Juventusi

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:12
Milik

Sulmuesi i Marsejës, Arkadiusz Milik është afër rikthimit te Juventusi.

29-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar duke veshur ngjyrat e Bianconerëve në formë huazimi.

Klubet nuk arritën të bien dakord për një transferim të plotë të polakut, por torinezët u kthyen në marrëveshje dhe gjithsesi arritën të bindin Marsejën që të lirojë sulmuesin.

Sipas informacioneve të përditësuara nga gazetari Nicolo Schira, Milik tani është një hap larg transferimit te Juventus, mbetet vetëm për të zgjidhur disa detaje të vogla. Lojtari do të fitojë rreth 3.5 milionë euro në vit dhe kontrata, siç pritej, është deri në vitin 2026.

Në 39 paraqitje për Juventusin, Arkadiusz Milik shënoi nëntë gola dhe asistoi një herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat