Treshja e Chelseat do t’i kryejnë testet mjekësore

Futboll

Treshja e Chelseat do t’i kryejnë testet mjekësore

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:18
Logo e Chelseat

Marrëveshja e Chelseat për tre futbollistët e tyre me klubet nga Arabia Saudite është në fazën finale.

Koulibaly, Ziyech dhe Mendy janë futbollistët e ekipit londinez që do të vazhdojnë karrierën në Arabinë Saudite.

Madje është caktuar që ditët e ardhshme të kryhen testet mjekësore për ta.

Koulibaly do t’i bashkohet Al Hilalit, Ziyech Al Nassr, kurse Mendy te Al Ahli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat