Lazio si Leicester City

Futboll

Lazio si Leicester City

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 14:25
Logo e Lazios

Lazio u shpall nënkampione e Italisë sezonin e kaluar.

Bardhekaltrit u rikthyen pas disa vitesh në Champions League, ndërkohë që presidenti Claudio Lotito ka ambicie të mëdha dhe kërkon më shumë.

Kreu i klubit kryeqytetas guxon të përmendë fjalën titulli, trofe që klubit i mungon prej vitit 2000, ndërkohë që “frenon” shitjen e Sergej Milinkovic-Savic, i cili kërkohet nga Juventusi.

“Titulli kampion? Pse jo… Historia ka treguar se gjithçka është e mundur. Leicester City ia doli, i mundi të gjithë në Premier League. Në futboll fiton prej bashkimit të objektivave, kompaktësisë dhe harmonisë. Cilësi që Lazio ime i ka.

SMS? Sergej nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Nuk dua ta shes, madje po tentoj të rinovoj kontratën me të”, u shpreh Lotito në lidhje me një nga lojtarë më të rëndësishëm të skuadrës.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me Lazion. Lotito pretendonte mbi 100 milionë euro për kartonin e tij vite më parë. Ndërkohë që sot, 28-vjeçari kushton 35-40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat