Largimi i Tares bën lëmsh klubin e Lazios

Futboll

Largimi i Tares bën lëmsh klubin e Lazios

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:18
Logo e Lazios

Lazio po kalon një moment të vështirë. Pas largimit të Tares nga posti i drejtorit sportiv,

Lotito ende nuk ka arritur të gjejë një pasues dhe merkatoja e skuadrës tashmë ka mbetur pezull.

Sarri ka kërkuar emra të shumtë, por deri më tani asnjë konkretizim.

Kjo ka bërë që mes palëve të ketë edhe një përçarje. “Tutto Sport” bën me dije se palët janë drejt prishjes së marrëveshjes, pasi Sarri është i pakënaqur me mënyrën se si klubi po e bën merkaton deri më tani. Gjithçka mund të ndryshojë ditët në vijim, por për momentin duket se Sarri është duke menduar seriozisht largimin nga drejtimi i Lacios, pasi në fund të sezonit i është premtuar shumë.

Vetë Sarri ka kërkuar që të ketë në skuadër emra si Zielinski apo Riçi, ndërkohë që vetë Lotito nuk ka mundur t’i bindë dhe i ka propozuar Sarrit 2 emra të tjerë, Arsen Zakarian dhe Xhibril Soun. Të dy lojtarët janë refuzuar nga trajneri italian dhe kjo e ka përkeqësuar më shumë marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat