Fundi i aventurës europiane

Futboll

Fundi i aventurës europiane

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:17
Tirana

Tirana ka nisur që të enjten në mbrëmje tri ditë pushime.

Pas fazës përgatitore dhe ndeshjeve të Europës, bardheblutë do të qëndrojnë pushim tri ditë. Skuadra do të nisë stërvitjen ditën e hënë pasdite për ndeshjen e parë të kampionatit.

Skuadra është e sigurt që nuk do ta ketë në organikë Selmanin, por do të shihet edhe gjendja e Dokës e Deliut, dy elementë të mirë për Shehin.

Një fitore, një barazim dhe 2 humbje grumbulloi Tirana këto eliminatore të Ligës së Konferencës.

Skuadra bardheblu shënoi 4 gola dhe pësoi shtatë të tillë. 1.5 pikë fitoi Tirana për koeficientin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat