90 milionë euro për 3 sezone

Futboll

90 milionë euro për 3 sezone

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 14:36
Roberto Mancini

Roberto Mancini gjen menjëherë një skuadër të re. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Mancini është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me përfaqësuesen e Arabisë Saudite.

Në fakt, që pas largimit të tij nga Italia, mediat aluduan se ky largim surprizë kishte të bënte me një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, zëra që tani gjejnë edhe konfirmim. Mancini do të marrë në këtë mënyrë drejtimin e përfaqësueses saudite me të cilën do të firmos një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 25-30 milionë euro në vit.

Synimi i Mancinit dhe stafit të tij është kualifikimi i Arabisë Saudite në Botërorin e 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Përpara Botërorit, Mancini ka si objektiv suksesin në Kupën e Azisë që fillon në janar të vitit të ardhshëm. Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport: Mancini do të marrë në Arabinë Sauditë të gjithë stafin e tij që punoi në krye të përfaqësueses Italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat