Shqipëria, kompakte dhe me individualitete

Futboll

Shqipëria, kompakte dhe me individualitete

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 16:57
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Çekisë do të zhvillojë mbrëmjen e së enjtes ndeshjen e katërt kualifikuese për Kampionatin Evropian dhe kundërshtare do të ketë Shqipërinë.

Në ndeshjen kundër kuqezinjve (20:45, në “Fortuna Arena”, në Pragë) nuk do të mungojë kapiteni Tomáš Souček, i cili ia doli të riaftësohej nga një dëmtim që pësoi në kokë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Premier League.

FA angleze ka rregulla. Kisha disa ditë pushim. Më pas u përgatita fillimisht pa kontakt me futbollistët e tjerë.

Dy ditë isha me familjen, ditën e tretë dhe të katërt munda të bëja një xhiro me biçikletë, të ushtrohesha pak. Në ditën e pestë, të gjashtë dhe të shtatë, nisa të vrapoja. Ka shkuar mirë gjithçka.

Mendoj se është një ekip shumë i mirë. Unë do t’i renditja Shqipërinë dhe Poloninë në pozicione të ngjashme. Ata kanë shumë individualitete. Si në sulm ashtu edhe mbrojtje ndihet soliditeti si ekip. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe një kundërshtar sfidues.

A mund të konsiderohet ndeshje kyçe për kualifikimin?

Nëse e krahasoj sërish me Poloninë, është një ndeshje mjaft e rëndësishme. Sigurisht që është një nga ndeshjet kyçe për ne. Kemi shtatë pikë, jemi në një pozicion të mirë, por duam të fitojmë që të ndihemi edhe më komodë. Të gjithë duam t’ia dalim.

Ndeshja e fundit që keni luajtur kundër Shqipërisë ka qenë dy vite më parë, kur skuadra çeke fitoi 3-1 në një ndeshje përgatitore para Europianit. A e bazuat përgatitjen tuaj edhe duke iu referuar kësaj ndeshjeje?

Më kujtohet ky takim, por nuk e di sa lojtarë nga tanët dhe të tyre janë ende, shumëçka ka ndryshuar.

Ne me siguri do të donim të njëjtin rezultat përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat