Kapiteni i Realit çon në gjyq

Futboll

Kapiteni i Realit çon në gjyq

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 11:03
Dani Karvahal

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvahal, ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjore kundër gazetave, për të adresuar disa informacione dhe thashetheme që janë shfaqur ditët e fundit në lidhje me ideologjinë e tij politike apo sjellje të caktuara të dyshimta gjatë Kupës së Botës në vitin 2018.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle ka reaguar me një deklaratë të fuqishme në rrjetet sociale.

“Të gjitha informacionet e raportuara në shtyp gjatë këtyre ditëve që më referohen janë krejtësisht të rreme. Nga përfshirja ime në partitë politike te një sulm seksual në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Është për të ardhur keq që media të shkruajë pa u ndëshkuar, duke i dhënë besueshmëri fjalëve të palëve të treta, duke njollosur emrin dhe nderin tim. Tashmë kam ndërmarrë veprime ligjore”, deklaroi Karvahal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat