Shqiptarët në Ligën e Kampionëve

Futboll

Shqiptarët në Ligën e Kampionëve

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:44
Arbnor Muja

Muja shënon dhe vlerësohet me notën 7.7, mbrëmje për t’u harruar për Hysajn!

Arbnor Muja dhe Elseid Hysaj ishin titullarë me skuadrat respektiv në takimet e Ligës së Kampionëve që u luajtën ditën e mërkurë. Arbnor Muja hyn në historinë e Antëerpit si autori i golit të parë të realizuar nga skuadra belge në fazën e grupeve ku merr pjesë për herë të parë.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi në minutën e tretë, ndërsa në të 88-tën, u zëvendësua. Muja është vlerësuar me notën 7.7 në këtë përballje.

Elseid Hysaj luan 90 minuta në takimin Sëlttik-Lacio përfunduar me rezultatin 1-2. Një fitore e rëndësishme për skuadrën italiane që kërkon me patjetër kalimin e grupit ku bën pjesë Fejnord dhe Atletiko Madrid.

Ndryshe nga Muja, ndeshja e Hysaj-t ishte për t’u harruar. Nota 5.5 për të, ndërsa vlerësimi nga Eurosport ishte: “Vuan  inkursionet e Maedës, goli i Sëlltik vjen nga zona e tij. Kufizohet në fazën mbrojtëse, pa avancuar përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat