Kapllani: Më është bërë “mishi kokërr”

Futboll

Kapllani: Më është bërë “mishi kokërr”

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 20:27
Kapllani - majtas

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Edmond Kapllani foli para ndeshjes në emisionin “Kuqezi”.

Kapllani u shpreh se stadium Air Albania i përçon një ndjesi të jashtëzakonshme ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhet të tregojnë kujdes në goditjet standarte.

Ndjesia që të jep stadium? “Është e jashtëzakonshme, është hera e parë që vij këtu. Mishi më është bërë kokër, jam gati për të luajtur”.

Alternativat e shumta në sulm, luks? “Është luks i madh, për Sylvinhon nuk është problem nëse luan njëri apo tjetri. Asani po tregon një formë shumë të mirë me golat që ka shënuar na ka gëzuar jashtë mase dhe e shoh me shumë pozitivitet sulmin”.

Ku duhet të shfaqim kujdes ndaj Çekëve?

“Duhet kujdes në goditjet standarte, e rëndësishme të jemi në lojë në 10-15 minutat e para dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat