Zabaleta shpjegon formacionin

Futboll

Zabaleta shpjegon formacionin

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:43
Zabaleta në mes

Zv. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Pablo Zabaleta ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ku shpjegoi zgjedhjet e trajnerit Sylvinho për formacionin në miqësoren ndaj Bullgarisë.

Keni ndryshuar vetëm gjysmën e skuadrës. Kjo për të ruajtur edhe ekuilibrin?

Ne donim të ndryshimin vetëm pak futbollistë, pasi ne besojmë se edhe pse është vetëm një miqësore, duam të ruajmë boshtin, të ruajmë grupin dhe mentalitetin që ka treguar skuadra deri tani.

Në pjesën e dytë do t’u japim mundësi të gjithëve të luajnë, por nga minuta e parë menduam se duhej të zëvendësonim vetëm gjysmën e skuadrës.

Uzuni si qendërsulmuesi është një test, apo për t’i dhënë mundësi edhe Muçit të luajë?

Kemi lojtarë që bëjnë 2-3 pozicione në fushë. Uzuni luan si qendërsulmues, por di të përshtatet edhe në krah.

E njëjta gjë edhe për Muçin, që niset nga krahu i majtë, por gjatë ndeshjes mund të hyjë edhe në qendër.

A do ta presim Bullgarinë, apo do ta sulmojmë lart?
Kemi një skuadër shumë kompakte kur mbron dhe shumë të shpejtë kur del në kundërsulm. Kemi një tranzicion shumë të mirë. Duam ta ruajmë këtë mentalitet, por në të njëjtën kohë, duam që skuadra në disa momente të dijë të mbajë topin dhe të kursejë energji.

E kemi shtuar shumë konkurrencën në repartin e sulmit, sidomos me ardhjen e Çunit. Si e shikoni formën e tij dhe a do të luajë sot?

Besoj se po, në pjesën e dytë.

Mund të luajë në qendër të sulmit, por edhe në krah. Ka shumë potencial dhe e kemi ndjekur te Frosinone, ndaj besojmë që mund të rritet shumë dhe të japë kontributin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat