Halili: Kemi bërë një ndeshje të mirë

Futboll

Halili: Kemi bërë një ndeshje të mirë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 23:49
Refik Halili

Tirana u mposht në derbin e parë me Partizanin me rezultatin 2-1.

Presidenti i bardhebluve, Refik Halili u shpreh se skuadra bëri një lojë të mirë dhe se ka potencialin për të arritur te titulli. Ai gjithashtu u ndal dhe te pjesa e trajnerit duke thënë se ndryshimi në stol është zgjedhja më e mirë.

“Goli që u bë normal që na dhëmb, megjithatë ky është futbolli.

Mund të them që e humbëm ndeshjen, por kam besim se kjo skuadër do shkojë shumë përpara. Edhe ne jemi nisur që në hapat e para me këtë merkato që duam të shkojmë drejt objektivit, që është gjithmonë titulli. Nuk jam i nxituar që të them që kjo skuadër do shkojë drejt kreut.

Padiskutim që brenda në skuadër ka elemente mjaft të mirë dhe futbollistët janë goxha të mirë.

Zgjedhje e duhur ndryshimi i trajnerit?

Kisha qejf të flisja vetëm për këtë ndeshje, por meqë doni t’iu them diçka tjetër po jua them që ekipi nuk po bënte mirë.

Kemi qenë shumë të kujdesshëm kur e kemi bërë atë ndryshim sepse gjatë gjithë kohës ka dhe specialistë që janë pranë skuadrës dhe kanë parë që te skuadra kishte nevojë të bëhej diçka, të bëhej një ndryshim dhe ndryshimi ishte i duhuri dhe ka qenë gjëja më e mirë që është bërë.

Arbitrimi? Gjithmonë nuk flas për arbitrat. Ne kemi arbitrat më të mirë në Shqipëri, pastaj se çfarë bëhet çfarë nuk bëhet nuk kam koment fare. Mendoj se ishte arbitrim i rregullt.
Neve kemi bërë një dokument që e kemi nxjerrë. Ju e keni marrë atë nga faqja jonë kështu që vazhdon të jetë me atë që kemi thënë. Pra Ahmataj është pjesë e skuadrës tonë. është trajneri i akademisë, është pjesë e jona, do të jetë gjithmonë te ne, sa të ketë jetë, sa të ketë dëshirë. Kështu që ne vazhdojmë të jemi në fuqi të asaj që kemi thënë, që Shehi është i pezulluar.

Për pjesën e lojtarëve, uroj që skuadra jonë të ketë gjithmonë futbollist të rinj, të moshës së re që janë pjesë e akademisë tonë, kjo nuk diskutohet gjatë gjithë kampionatit. Abdullahut i uroj suksese më tutje.

Çfarë i mungoi Tiranës sot? Kjo është pyetje për trajnerët pastaj, çfarë i mungoi nuk mund ta bëj unë specialistin. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe unë jam shumë i bindur që kjo skuadër do shkojë drejt titullit”, u shpreh Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat