Sacchi “poshtëron” Leaon publikisht

Futboll

Sacchi “poshtëron” Leaon publikisht

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:30
Sacchi

Milani ka vënë një “bast” të madh me rinovimin e pasur të kontratës së tij dhe fanellën me numrin 10 mbi supet e portugezit, por Rafa Leao vazhdon të mos i bindë të gjithë. Cilësitë teknike të portugezit, padyshim që nuk vihen në pikëpyetje, edhe shifrat janë gjithashtu në anën e tij.

Mbeten disa defekte për “t’u hekurosur”, shpesh për shkak të besimit të tepruar në aftësitë e veta, gjë që e bën atë të dëshirojë të kërkojë lojën me çdo kusht dhe jo konkretësinë. 

Tani për Leaon vjen goditja e ashpër nga një emër i shquar në historinë e kuqezinjve: Arrigo Sacchi.

Ish-trajneri i Milanit, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, nuk do të kishte asnjë dyshim nëse do të ishte në vend të Piolit: “Leao nuk do të luante me mua. Para se të nënshkruaja me një lojtar, do ta studioja më shumë çfarë personi është.

Nëse nuk keni lindur me një temperament të caktuar, është e vështirë për ta fituar. Leao mendoj se është absolutisht një djalë i mirë. Megjithatë, në futboll, ju luani me 11 lojtarë, të gjithë duhet të vrapojnë dhe të kenë një pozicioni në fushë. Të gjithë vraponin te Milani im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat