Phillips do të heqë dorë nga një pagesë shumë milionëshe

Futboll

Phillips do të heqë dorë nga një pagesë shumë milionëshe

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:15
Kalvin Phillips

Kalvin Phillips do të heqë dorë nga një pagesë shumë milionëshe nëse ndërpret kontratën e tij me Manchester Cityn në janar.

Phillips, 27 vjeç, më në fund ka pranuar se shansi i tij i vetëm për të luajtur rregullisht do të jetë një largim nga Etihad, me vendin e tij në planet e Gareth Southgate për Euro 2024 që është gjithashtu në rrezik.

Disa klube ishin të interesuara gjatë verës, por mesfushori këmbënguli se donte të qëndronte dhe të luftonte për vendin e tij te City.

Tani duket se situata ka ndryshuar dhe ish-ylli i Leeds mund të ndërrojë skuadër në merkaton e janarit, me Newcastle, West Ham dhe Bayern Munich që janë të gjithë të interesuar.

Dhe nëse City rikuperon afër 42 milionë sterlinat e paguara për ta marrë nga Leeds dy sezone më parë, një marrëveshje mund të bëhet.

Phillips ka ende katër vjet e gjysmë të mbetur në kontratën e tij prej 150,000 £ në javë, dhe City është i gatshëm të paguajë një pjesë të madhe të kësaj shume për të lehtësuar largimin e lojtarit.

Megjithatë, burime brenda Cityt kanë bërë të ditur se lojtari është gati të pranojë rreth gjysmën e kësaj shifre për t’u larguar nga Etihad në janar.

Pep Guardiola ka pranuar dështimin për të nxjerrë më të mirën nga Phillips që nga ardhja e tij në 2022.

Dhe vetë lojtari tha për Channel 4 gjatë pushimit ndërkombëtar: “Dua minuta dhe dua të shkoj në Euro 2024 dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Si një futbollist, gjithmonë dëshiron të luash, dhe ky është edhe rasti ime.

Dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe padyshim që nuk e kam bërë këtë gjatë një viti e gjysmë, kështu që kjo është një gjë që dua të bëj”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat