Xhaka e Leverkuseni kërkojnë fitore

Futboll

Xhaka e Leverkuseni kërkojnë fitore

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Xhaka

Të shtunën në orën 15:30, Bayer Leverkuseni e ka një tjetër synim të qartë në Bundesligë. Të mbetet i pamposhtur në udhëtim te Werder Bremeni në xhiron e 12-të të elitës gjermane dhe të vazhdojë garën në vendin e parë.

Leverkuseni i trajnerit Xabi Alonso, me Granit Xhakën lider në mesfushë, ka 10 fitore e një barazim në 11 ndeshjet e para, duke shënuar 34 gola e duke pranuar 10 gjithsej.

Leverkuseni është në seri prej 12 fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat.

Ndërkohë, Werder Bremeni ka 11 pikë në po aq ndeshje të luajtura.

Ka ecuri prej dy barazimeve të njëpasnjëshme në ligë, dhe do të ketë vështirësi për ta ndalur hovin e kundërshtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat