Spikat supersfida Milan - Dortmund

Futboll

Spikat supersfida Milan - Dortmund

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Rikthehet Liga e Kampionëve me sfidat e javës së 5-të të garave në grupe. Padyshim supersfida e mbrëmjes është ajo mes Milanit dhe Dortmundit.

“Kuqezinjtë” e Piolit do të kërkojnë fitoren për të shmangur eliminimin nga faza e grupeve. Ndërsa PSZH-ja e Luis Enrikes do të përballet me Njukasëllin.

Barcelona do të presë Porton teksa do të luftojë për 3 pikët në mënyrë që të sigurojë matematikisht kualifikimin në fazën tjetër. Kampionët në fuqi do të luajnë kundër Lajpcigut.

Në fushë zbret edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja me Antverpin dhe mbrojtësi Elseid Hysaj me Lacion.

Ndeshjet:

Lacio – Sëlltik ora 18:45

Shahtjor – Antverp ora 18:45

Milan – Dortmund ora 21:00

Barcelona – Porto ora 21:00

Fejnord – Atletiko Madrid ora 21:00

Mançester Siti – Lajpcig ora 21:00

PSZH – Njukasëll ora 21:00

Jang Bojs – Crvena Zvezda ora 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat