Italia para Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës

Futboll

Italia para Gjermanisë, Anglisë dhe Spanjës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Futbolli italian po përjeton një moment magjik, pasi Serie A shkon me 7 ekipe në fazën me eliminim direkt në të gjithë turnet evropianë.

as Inter, Napoli e Lacio nga Liga e Kampionëve, në Ligën e Europës kaluan më tej Roma dhe Atalanta, ndërsa i bashkohet edhe Milan. Në Ligën e Konferencës vijon më tej Fiorentina.

Për momentin, duke iu referuar renditjes aktuale të UEFA, Italia qëndron në vendin e parë, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Spanja.

Premier Liga ka pësuar një rënie të ndjeshme pasi ishullorët humbën dy ekipe në Ligën e Kampionëve dhe në Evropë. Mançester Junajted dhe Njukasëll mbyllën grupet respektive në vendet e fundit.

Spanja, në Ligën e Kampionëve humbi vetëm Sevijan, që e mbylli e fundit në grup, ndërsa Gjermania humbi Union Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat