Ndryshimet në Serie A

Futboll

Ndryshimet në Serie A

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Superkupa e re e Italisë ndryshon sërish. Siç zbulohet nga “Gazzetta dello Sport”, edicioni i ri, i cili përfshin “Final Four” dhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite, do të luhet në gjysmën e dytë të janarit.

Përcaktues është misioni i Lega Serie A në Riad, me synimin për të gjetur bilancin përfundimtar në kalendar dhe datat në të cilat do të zhvillohen ndeshjet ku marrin pjesë Lacio, Inter, Fiorentina dhe Napoli.

Njëkohësisht janë caktuar edhe datat për ndeshjet e rikuperimit të kampionatit të Serisë A, të cilat skuadrat e përfshira në Superkupën e Arabisë Saudite do të detyrohen t’i kalojnë: e vetmja gjë që mungon është njoftimi zyrtar, i cili duhet të vijë në orët në vazhdim.

KALENDARI I SUPERKUPËS – Fillimisht e planifikuar nga data 4 deri në datën 8, Superkupa e Italisë do të luhet nga data 18 deri më 22 janar 2024. Ndeshjet gjysmëfinale Napoli-Fiorentina dhe InterLacio do të luhen përkatësisht të enjten më 18 dhe të premten më 19, ndërsa finalja është caktuar për në 22 janar. Autoritetet saudite do të kishin dashur të zhvendosnin datat për shkak të Superkupës së Spanjës, të planifikuar midis 10 dhe 14 janarit me gjysmëfinalet Real MadridAtletiko Madrid dhe OsasunaBarcelona, por një “jo” e fortë erdhi nga Liga.

FITIMET – Arabia Saudite do të derdhë 23 milionë euro për Superkupën e re të Italisë me formulën “Final Four”, nga të cilat 7 milionë do të shkojnë për atë që ngre kupën.

NDRYSHON KALENDARI – Me kalendarin e ri të Superkupës së Italisë do të ndryshojë formë edhe kalendari i Serisë A. Katër ndeshjet e javës së 21-të të Serisë A (Inter-Atalanta, Sasuolo-Napoli, TorinoLacio dhe Bolonja-Fiorentina) nuk do të zhvillohen më për të mërkurën 17 dhe të enjten 18 janar, por do të shtyhen dhe do të rikuperohen në data të ndryshme ndoshta midis muajve shkurt dhe mars. Datat do të vendosen në bazë të shorteve dhe kalendarëve që i lidhin disa prej këtyre skuadrave edhe me Kupat e Europës.

Ky fakt, duke marrë të paktën duelin delikat dhe për titull mes Interit dhe Atalantës, mund të shërbejë si një asist për Juventusin dhe pretendentet e tjera për titull, por në të njëjtën kohë, nëse bardhezinjtë me shokë gabojnë, kjo sfidë mund të rezultojë edhe një bonus për Interin. Shkurt, ky ndryshim kalendari prej Superkupës është një thikë me dy presa për skuadrat që pretendojnë objektivat madhorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat