Gjigantët anglezë interesohen për Pedrin

Futboll

Gjigantët anglezë interesohen për Pedrin

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:49
Pedri

Mesfushori spanjoll, Pedri është bërë objektiv i klubeve të mëdha angleze.

Futbollisti i Barcelonës është bërë njëri prej më të mirëve të gjeneratës së re dhe mesfusha e gjigantit katalunas është më e pasur me prezencën e tij në fushë.

Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, futbollisti i ri ka rënë në radarin e dy klubeve që po luftojnë për titull të kampionit në Angli, Manchester City dhe Arsenal.

Të dy, Pep Guardiola dhe Mikel Arteta e admirojnë përfaqësuesin spanjoll, ndonëse “Gunners” në listë të ngushtë i kanë emrat e Joao Palhinha e Martin Zubimendi.

Mbetet të shihet nëse Barça do të hiqte dorë nga njëri prej xhevahireve të tij dhe nëse “Citizens” apo “Gunners” do të ishin të gatshëm të paguanin shuma të larta parash për ta bërë të vetin mesfushorin kreativ dhe kualitativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat