E ardhmja e Rade Kruniç do të jetë në Turqi

Futboll

E ardhmja e Rade Kruniç do të jetë në Turqi

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:02
Rade Kruniç

E ardhmja e Rade Kruniç do të jetë në Turqi te skuadra e Fenerbahce.

Mediet italiane raportojnë se Milan është gati që ta lejojë mesfushorin boshnjak që të largohet që në këtë merkato.

Madje ndër të tjera bëhet me dije se negociatat mes dy klubeve janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt pritet që Krunic të ndërrojë ambient.

30-vjeçari kishte qenë në fokusin e Fenerbahces që nga vera, megjithatë, Milan-i nuk pranoi që në atë moment të hiqte dorë nga mesfushori.

Tani situata ka ndryshuar, me Fenerbahce-n që ka vënë në tryezë një propozim prej 4 milionë euro plus bonuset, i cili duket se i ka bindur “kuqezinjtë” të thonë po. Ndërsa në orët e ardhshme lojtari pritet që të udhëtojë drejt Stambollit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat