Ulpiana përforcohet me Hotin dhe Musën

Futboll

Ulpiana përforcohet me Hotin dhe Musën

Nga: K. Goca Më: 9 janar 2024 Në ora: 23:08
Hoti e Musa

Ulpiana e Lipjanit është përforcuar me dy futbollistë për pjesën pranverore.

Ulpiana synon që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin e talentuar Orges Musa i cili vjen nga KF Prishtina.
Ardian Hoti i bashkohet klubit tonë.

Qendërmbrojtës i njohur së fundi ishte pjesë e Drenicës edhe përkundër ofertave zgjodhi të i besoj projektit të klubit tonë”, njofton KF Ulpiana.

Skuadra nga Lipjani renditet në vend të katërt me 28 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B dhe ka tre me pak se lideri Vjosa e Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat