Rikthehet titullari i Egnatias

Futboll

Rikthehet titullari i Egnatias

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:04
Fernando Medeiros

Me merkaton që mund të ketë në çdo moment surpriza në hyrje dhe dalje, rrogozhinasit vijojnë përgatitjet për ndeshjen e javës së 19-të kundër Skënderbeut, që do të luhet në shtëpi, të shtunën në orën 13:30.

Nga afrimet e janarit, qendërmbrojtësi Dylis, mesfushori Ibrahimoglu dhe sulmuesi Gjata, kanë shfaqur një formë të mirë në seancat stërvitore.

Një lajm i mirë për trajnerin Edlir Tetova është edhe rikthimi i brazilianit Fernando Medeiros, i cili ka munguar prej një jave.

Megjithatë, ai është përgatitur individualisht në vendlindje me një program të detajuar dhe do të jetë gati për ndeshjen me korçarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat