Calhanoglu e Barella jashtë, Asllani gati të marrë në dorë “frerët”

Futboll

Calhanoglu e Barella jashtë, Asllani gati të marrë në dorë “frerët”

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:42
Asllani në veprim

Vetëm 154’ minuta lojës, në 11 sfida. Ky është bilanci i deritanishëm i “fantazisti” të mesfushës, Kristjan Asllani, me fanellën “zikaltër”, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, ku ndyrshe nga përballjet e UEFA Champions League dhe Kupës së Italisë, ku ka nisur 2 nga 7 sfidat si titullar, në elitën e “Apenineve”, ende nuk po arrin ta bëjë diçka të tillë.

Megjithatë, gjithçka pritet të ndryshojë mbrëmjen e kësaj të diele, me “Zikaltërit” e Inter, që do të udhëtojnë drejt “mitikut” të Firences, “Artemio Franchi”, aty ku do i presin “Violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A, me djemtë e teknikut, Simone Inzaghi, që kërkojnë vetëm triumfiun, për të mos lejuar “arratisjen” e Juventus, në krye të renditjes.

Ndryshimi pritet të vijë pas mungesës, së dy “arkitektëve” të mesfushës, Nicolo Barella e Hakan Calhanohlu, me të dy që kanë plotësuar numrin e lejuar të kartonëve të verdhë, 5 të tilla, me turkun, që u ndëshkua në transfertën e “Brianteo”, ndaj skuadrës së Monza-s, ndërsa “ylli” italian u ndëshkua në finalen e Superkupës së Italisë, ndaj “Bluve” të Napoli.

Në të tilla rrethana, “frerët” e mesfushës “Zikaltërit”, tekniku, Simone Inzaghi pritet t’ia besojë dyshes, Kristjan Asllani-Davide Frattesi, me Asllanin, i cili ka treguar në fushën e blertë, që mund të bëjë diferencën, siç bëri edhe në sfidën ndaj “Verdhekuqve” të Roma-s, ku vetëm 7 minuta nga hyrja në fushën e blertë si zëvendësues i mjaftuan për të idejuar golin e fitores, 1 me 0.

Tashmë, Asllani duhet të hedhë gjithçka pas krahëve e të mendojë për sfidën e së dielës, ndaj “Violëve” të Fiorentina, i cili konsiderohet nga shumë specialistë si momenti ku Asllani duhet të tregojë të gjithë potencialin e tij ku përveç përgjegjësisë për të menaxhuar e zotëruar topin, duhet të marrë përsipër edhe duelet fizike me kundërshtarët, por edhe të guxojë më shumë me pasimet në aspektin ofensiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat