Manaj gjen golin e radhës në Turqi

Futboll

Manaj gjen golin e radhës në Turqi

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:44
Rei Manaj

Vazhdon moment i artë për sulmuesin shqiptar Rei Manaj në kampionatin turk.

Bomber kuqezi sapo ka kaluar në avantazh skuadrën e Sivasporit në sfidën kundër Hatajsporit në transfertë.

Ky është goli i 13-të sezonal në kampionat për sulmuesin shqiptar.

Në sfidën me Hatajsporin në transfertë, 26-vjeçarit i mjaftuan vetëm 18 minuta për të kaluar në avantazh skuadrën e tij me një supergol nga goditja e dënimit.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Manaj e tund rrjetën nga goditja e dënimit, pasi në të njëjtën mënyrë shënoi dhe në takimin e fundit kundër Rizespor.

Ky është goli i 17-të sezonal për sulmuesin, që javë pas jave po bëhet protagonist me skuadrën e Sivasporit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat