Gullit i jep këshilla Rafael Leaos

Futboll

Gullit i jep këshilla Rafael Leaos

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Leao

Legjenda e Milanit, Ruud Gullit këmbëngul se Rafael Leao duhet të fitojë sa më shumë përvojë të jetë e mundur dhe ‘të vazhdojë të bëjë atë që po bën.’

Gullit një Top i Artë dhe dy herë fitues i Champions League në Milano, foli me gaztearin italian Carlo Pellegatti dhe iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me yllin e kuqezinjve, Rafael Leao.

Sulmuesi portugez ka pasur disa ulje dhe ngritje këtë sezon, por megjithatë ka kontribuar në realizimin e 16 golave në të gjitha ndeshjet në sezonin 2023-2024.

“Ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën, sa më shumë përvojë të ketë, aq më mirë”, tha ish-mesfushori holandez, cituar nga MilanNews.

“Ai është një lojtar që mund ta ndihmojë Milanin të luftojë për titullin, edhe nëse ky sezon ka qenë ndryshe, sepse Interi po bën shumë mirë”.

Gullit iu bashkua bashkatdhetarëve të tij Marco Van Basten dhe Frank Rijkaard, dy legjendat e tjera të Milanit, pjesë e një prej skuadrave më të mira të të gjitha kohërave.

“Ishte një epokë ndryshe. Çdo klub i Serisë A kishte tre kampionë, tani duhet të luftojmë kundër parave që vijnë nga Anglia, gjë që është e vështirë”, pranoi Gullit.

Gullit shënoi 56 gola në 171 ndeshje me Milanin. Ish-mesfushori holandez kaloi gjithashtu një sezon te Sampdoria në Serie A përpara se të luante për Chelsean në tre vitet e fundit të karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat