Vërejtje e fundit për Bylbyl Sokolin

Futboll

Vërejtje e fundit për Bylbyl Sokolin

Më: 22 mars 2024 Në ora: 21:01
Bylbyl Sokoli

Komisioni Disiplinor i FFK-së i ka shqiptuar masën disiplinore “Vërejtje e fundit” trajnerit dhe analistit të rregullt në emisionin “Dueli Sportiv”, Bylbyl Sokoli

Sokoli kishte reaguar ashpër në ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e Kupëss së Kosovës në mes të Dukagjinit dhe Dritës.

Vendimi i plotë:

Kryetrajneri i KF ”Dinamo”, Bylbyl Sokoli, në emisionin sportiv të TV ”Dukagjini” ”Dueli sportiv”, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes së ¼ e finales së Kupës së Kosovës, Dukagjini – Drita, Mervan Bejtullahu për referim (skandaloz) edhe pse është kryetrajner i KF Dinamo nga Ferizaj. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të

Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore Vërejtje e Fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat